Kunja të hapura për Donaldin dhe Borën, Monika nuk përmbahet me deklaratën e saj

Kunja të hapura për Donaldin dhe Borën, Monika nuk përmbahet me deklaratën e saj

13:41, 28/05/2022
A+ Aa A-

Treshja më e përfolur e momenti Bora, Donald dhe Beatrix si duket janë bërë temë bisede në intervistën e djeshme të Monika Lubonjës për “Mirage”. Edhe pse miqësia mes saj dhe Donaldit nuk u cënua as brenda dhe as jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 1”, Monika ka vendosur të hedhë disa kunja për të dhe Borën.

Monika nuk i ka kursyer kritikat dhe ka bërë një deklaratë bombë, duke nisur me konfirmimin nga ana e saj se mes Beatrixës dhe Donaldit pati me të vërtetë kimi gjatë reality-show-t.

“Kemi qenë te lavanteria dhe i kam thënë Fifit në një bisedë se gjërat po bëhen si serial indian. E dija që do ndodhnin ashtu, që te marrëdhënia Donald-Semi. Ndoshta është edhe eksperienca e jetës. Po të shikosh, unë kam qenë me Ilirin duke folur dhe Donaldi me Beatrixën kanë qenë një nga të vetmit çifte për të cilët kemi thënë se ka patur kimi në sytë e tyre. Edhe të Donaldit. Nuk dua të shkoj te paragjykimi, apo gjërat që njerëzit flasin. Ne pamë që të Donaldi kishte tërheqje të padiskutueshme. E dinë ata të tre se çfarë ndodhi, kur si qysh. Ne do bëjmë aludimet tona dhe do shkojmë te paragjykimet tona. Nuk e dimë ku çedoi”,-tha Monika.

Ndërsa për Borën dhe Donaldin ajo ka thënë se marrëdhënia e tyre sa vjen e po i ngjan telenovelave turke dhe se dyshja janë bërë të mërzitshëm. Por ajo që shokoi më shumë gjatë deklaratës ishte pjesa kur ajo u shpreh se e gjitha po bëhet për marketing.

“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turke me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mire”.- tha Monika.

“Trixa unë besoj se realisht e donte Donaldin”, ka shtuar ajo.

A do të kemi një krisje mes saj dhe Donaldit pas kësaj deklarate? Edhe nëse nuk do të ketë një fund të miqësisë me siguri hatërmbetje do të ketë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco