Ups! Pse Caitlyn Jenner nuk u ftua në dasmën e Kourtney dhe Travis?

Ups! Pse Caitlyn Jenner nuk u ftua në dasmën e Kourtney dhe Travis?

13:02, 28/05/2022
A+ Aa A-

Caitlyn Jenner është “tronditur” që nuk ka qenë e ftuar në dasmën italiane të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker fundjavën e kaluar.

“Ajo është e tronditur”, tha një burim në ekipin e Caitlyn për Page Six, duke e konsideruar xhestin si një përbuzje ndaj saj.

Caitlyn nuk ishte e ftuar në festimet në Portofino fundjavën e kaluar, me një burim që  tha se nuk ka hatërmbetje mes tyre dhe se Jenner “thjesht nuk ishte e ftuar”.

Caitlyn, e cila ishte e martuar me Kris Jenner për 22 vjet, ndihmoi në rritjen e Kourtney-t dhe motrave të saj.

Nuk është hera e parë që ish-olimpistja 72-vjeçare përbuzet nga familja. Asaj nuk iu ofrua asnjë kontratë për të marrë pjesë në shfaqjen e tyre më të re Hulu.

Caitlyn shkroi në Twitter në atë kohë, “Sigurisht që nuk ka hatërmbetje. Unë e dua familjen time dhe jam i emocionuar për vazhdimin e shfaqjes. Por u trondita kur mësova përmes shtypit se isha i përjashtuar në mënyrë eksplicite nga emisioni i ri.”

Ajo shtoi se pas 20 sezonesh të “Keeping Up With the Kardashians”, “Është për të ardhur keq që nuk më jepet mundësia për të vazhduar me shfaqjen. Me këtë, nuk mund të theksoj sa duhet sa i lumtur jam për familjen time që vazhdon!”

Gjatë një turneu shtypi për librin e saj “Secrets of My Life” në vitin 2017, Jenner zbuloi se nuk ishte më e afërt me Kardashians.

“Unë nuk flas më me ta,” tha ajo. “Kim dhe unë nuk kemi folur për një vit. Ata nuk më duan në jetën e tyre, më kanë sulmuar shumë keq. Është shkatërruese kur fëmijët tuaj e bëjnë këtë. Me të vërtetë dhemb. Nuk e di se çfarë do sjellë ardhmja. Do të shohim.”

Si duket e ardhmja e ka “ndarë” Caitlyn me familjen e saj, duke mos u ftuar as në dasmën e vitit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco