Ish-Banorja e 'BV' flet për 'Dubai Porta Potty': Nuk ka asgjë të keqe, 5 minuta punë është

Ish-Banorja e 'BV' flet për 'Dubai Porta Potty': Nuk ka asgjë të keqe, 5 minuta punë është

12:37, 28/05/2022
A+ Aa A-

“Dubai Porta Potty” është kthyer në kryefjalën e mediave rozë ditet e fundit ndonëse vërtetësia e saj ende nuk është provuar.

Skandal ky i diskutuar shumë ehde në vendin tonë ku figura të njohur të showbizit kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me këtë fakt.

Një ndër ta është edhe ish-banorja e “Big Brother” Fjorentina Halili, e cila ishte e ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën”, në News 24. Tema e diskutimit në emision ishte pikërisht “Dubai Porta Potty” dhe që në nisje të programit, ish-banorja e konisdeori si “diçka të shpifur” këtë skandal.

 

Image

“Një gjë shumë e shpifur, nuk do e kisha bërë kurrë. Por nuk paragjykoj njeri çdokush ka të drejtë ta bëjë jetën ashtu siç do, kështu që është zgjedhja e personit që e ka bërë.”– u shpreh Fjorentina.

Ndër të tjera ish-banorja e “Big Brother” bëri një krahasim mes brezave, ku sipas saj brezi i ri nuk është i rritur me edukatën e punës dhe janë të prirur drejt mënyrave më të lehta për të fituar para. Ajo shprehu se nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë pasi është rritur me edukatën e punës, dhe sepse të gjithë “do ia bëjnë me gisht.”

“Dubai është një vend siç është Franca, siç është Italia apo siç është Gjermania, thjesht është ajo ideja “Dubai që ka sheikët”. Dhe njerëzit mendojnë, të paktën ato që dinë, se maksimumi 10 sheikë mund të jenë atje, por ne që s’e dimë mendojmë që ka shumë.

Image

Brezi jonë, unë jam rritur me atë… Për shembull një 20-vjeçare do të thoshte që është mënyra më e shpejtë edhe më e thjeshtë për të fituar shumë lekë, “nuk ka asnjë gjë të keqe, 5 minuta punë është”- do thotë (qesh). Kjo gjë ndodh tek pjesa e rinisë që është rritur tani, unë jam një pjesë e rinisë së hershme që jam rritur me kulturën e punës.

Në fund të ditës të gjithë i duam lekët edhe tundohen kur i shofin. Por problem është si je rritur, sa të vret ndërgjegja. Unë për veten time nuk e bëj dot këtë gjë, sepse të gjithë do më shofin. Pse duhet të ma bëjë tjetri me gisht?”– tha ajo.

Image

Rikujtojmë se “Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco