Princesha Charlene flet për thashethemet e divorcit me Princin Albert: Ja si qëndron e vërteta

Princesha Charlene flet për thashethemet e divorcit me Princin Albert: Ja si qëndron e vërteta

19:55, 27/05/2022
A+ Aa A-

Princesha Charlene ka folur për herë të parë për thashethemet se ajo dhe bashkëshorti i saj Princi Albert janë drejt divorcit.

Në një intervistë me “Monaco-Matin”, 44-vjeçarja foli për thashethemet se ajo dhe burri i saj Princi Albert po mendojnë të divorcohen, duke i quajtur si artikuj “keqdashës.”

“Doni të flisni për thashethemet e divorcit apo shtëpinë time të re në Zvicër? Më duket ende për të ardhur keq që disa media përhapin thashetheme të tilla për jetën time, marrëdhënien time.” tha ajo për median.

Image

Ajo vazhdoi, “Si gjithë të tjerët, ne jemi qenie njerëzore dhe si të gjithë njerëzit kemi emocione dhe dobësi, vetëm familja jonë është e ekspozuar ndaj mediave dhe dobësia më e vogël transmetohet. [ Alberti dhe unë] diskutuam së bashku këto artikuj keqdashës dhe ai bëri gjithçka për të më mbrojtur mua dhe fëmijët tanë,” tha Charlene për thashethemet se ata do të ndaheshin.

“Jam shumë e lumtur që jam kthyer në shtëpi në Monako me familjen time”, shtoi ajo. “Kam marrë shumë mesazhe pozitive dhe të ngrohta kur isha larg Monakos dhe i falënderoj për mbështetjen e tyre.”

Charlene u kthye në Monako në mars pasi kaloi disa muaj në një klinikë zvicerane . Ajo kishte hyrë në trajtim vullnetarisht dhe u tha se vuante nga “lodhje, emocionale dhe fizike”.

Daljen e parë publike me familjen ajo e bëri në muajin prill.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco