Ylli i 'Bridgerton' shtrohet në spital pas luftës me shëndetin mendor

Ylli i 'Bridgerton' shtrohet në spital pas luftës me shëndetin mendor

19:27, 27/05/2022
A+ Aa A-

Aktorja e “Bridgerton” Ruby Barker foli për “luftën e saj për shëndetin mendor” teksa zbuloi shtrimin e saj të fundit në spital.

Në një video të shpërndarë në Instagram, 25-vjeçarja tha se “është koha për të qenë transparente” dhe zbuloi se ajo “ka qenë duke luftuar që prej xhirimive të “Bridgerton”.

Barker falënderoi fansat dhe të dashurit që u kujdesën për të dhe shprehu mirënjohjen e saj në Netflix për “shpëtimin” e saj.

Image

“Unë kam qenë vërtet e sëmurë për një kohë të gjatë,” tha Barker. “Dua të jem e sinqertë me të gjithë. Kam qenë duke luftuar. Jam në spital për momentin, do të dal së shpejti dhe shpresoj të vazhdoj jetën time.”

Barker njihet më së shumti për rolin e saj në dramën romantike “Bridgerton”, në të cilën ajo luajti në rolin e Marina Thompson. Ajo dha një mesazh emocionues për ndjekësit në vazhdën e Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor.

“Do bëj një pushim të vogël për veten time dhe dua të inkurajoj të tjerët, nëse keni vështirësi, ju lutemi bëjini një nder vetes dhe bëni një pushim. Ndaloni të jeni kaq të ashpër me veten,” tha Barker.

Duke shpjeguar rrënjën e problemit, Barker tha se ajo ishte “e mbushur me tërbim” dhe “e zemëruar” dhe kishte “trauma ndër breza të grumbulluara brenda” saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco