Johnny Depp dhe Kate Moss do të rikthehen bashkë? Ja detaji që ngriti dyshimet

Johnny Depp dhe Kate Moss do të rikthehen bashkë? Ja detaji që ngriti dyshimet

18:18, 27/05/2022
A+ Aa A-

Dëshmia e modeles Kate Moss në gjyqin për shpifje mes Johnny Depp dhe Amber Heard, ka risjellë në vëmendjen e fansave romancën e tyre të viteve ’90.

Supermodelja, e cila ishte në lidhje me Depp-in midis viteve 1994 dhe 1997, ishte dëshmitare për ish-të dashurin e saj, dhe fansat reaguan menjëherë në mediat sociale duke spekuluar se yjet do të rindezin lidhjen e tyre të dikurshme të dashurisë.

“Pse Kate Moss ka vendosur të dëshmojë? A e do ende Johnny-n? Shpresoj dhe mendoj kështu”, postoi një ndjekës krahas hashtagut #JusticeForJohnnyDepp në Twitter.

“Shpresoj që pasi të përfundojë kjo, Johnny të kuptojë se Kate ishte ajo që u martua si partnere e jetës. Shpresoj që ai ta telefonojë dhe ta kërkojë të dalin për darkë,” deklaroi një tjetër fans i guximshëm  .

Akualisht besohet që aktori të jetë beqar, megjithëse Moss është në një lidhje gjashtëvjeçare me fotografin gjerman Konti Nikolai von Bismarck.

Pavarësisht statusit të marrëdhënies së supermodeles, mediat sociale u zmbrapsën për paraqitjen e saj në gjyq, ku shumë njerëz që thanë se Depp dukej i kënaqur kur ajo u shfaq përmes videos për të dëshmuar në gjyq.

“Buzëqeshja e Johnnyt kur Kate u shfaq në ekran? Më mirë të bëheni sërish bashkë, sepse është kaq bukur”, shkroi një tjetër.

Ndërkohë, një tjetër pyeti : “A mund të flasim për mënyrën sesi fytyra e Johnny u ndez pasi pa fytyrën e saj në ekran?”

Depp aktualisht është duke paditur ish-bashkëshorten Amber Heard për shpifje në lidhje me  një shkrim të Washington Post të vitit 2018  që aktorja shkroi, në të cilin ajo tha se ishte viktimë e dhunës seksuale.

Në fillim të këtij muaji, ndërsa ishte në tribunë në gjyqin për shpifje në Virxhinia, Heard iu referua thashethemeve se Depp e shtyu Mossin poshtë shkallëve në një udhëtim në Xhamajka. Fjalët e Heard nxitën avokatët e Depp-it t’i bënin thirrje Moss-it të ishte një dëshmitare kundërshtimi.

“Ai kurrë nuk më shtyu, nuk më goditi apo më hodhi poshtë ndonjë shkallë”, dëshmoi Moss gjatë paraqitjes së saj të shkurtër të mërkurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco