Hiti i ri i modës: Në rritje numri i femrave që po blejnë fustane të zinj nusërie

Hiti i ri i modës: Në rritje numri i femrave që po blejnë fustane të zinj nusërie

15:26, 27/05/2022
A+ Aa A-

Gratë nuk janë më aq të interesuara për të veshur një fustan të bardhë tradicionale të nusërisë. Një numër në rritje prej tyre po zgjedhin të zezën.

Siç raportoi CNN , vitin e fundit ka pasur një rritje të kërkimeve për termin "fustan i zi i nusërisë" në Google. Gjatë vjeshtës së vitit 2021, fustani i zi i nusërisë u kërkua më shumë se fustani i bardhë i nusërisë. 

Marka David's Bridal aktualisht ofron një numër të madh të fustaneve të zeza të nusërisë për shkak të kërkesave të klientëve.

Laura McKeever, menaxhere e David's Bridal, i tha CNN se koncepti i asaj që konsiderohet tradicionale ka evoluar.

"Çiftet nuk duan më të ndjekin rregullat e vendosura. Gratë që duhej të shtynin ceremonitë e dasmës për shkak të pandemisë tani duan që dita e tyre të jetë absolutisht e veçantë. Përveç fustaneve të zeza të nusërisë, shumë gra preferojnë të veshin atlete në vend të takave të pakëndshme," shpjegoi ajo. 

Tradita e veshjes së një fustani të bardhë nusërie daton që nga koha e mbretëreshës Victoria. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco