Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Aurela Gaçe rrëfen momentin e vështirë para 16 vitesh: Doktoresha më shpëtoi

Aurela Gaçe rrëfen momentin e vështirë para 16 vitesh: Doktoresha më shpëtoi

11:11, 25/05/2022
A+ Aa A-

Aurela Gaçe ka rrëfyer një moment të vështirë që ka kaluar në jetën e saj. 

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit historinë e para 16 viteve kur ajo pati disa probleme me kordat vokale, duke rrezikuar të humbasë zërin.

Por falë ndihmës së doktoreshës së saj në SHBA ajo ka arritur që ta mposhtë këtë problem.  

“Pacientja e saj prej 16 vitesh. Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale, ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh. Sa herë jam në Neë York, patjetër të jem nën kontrrollin e saj. Doktoreshë, faleminderit që më shpëtove zërin. Nuk mund të jetoj pa muzikë dhe faleminderit për kujdesin e madh ndaj meje.

Të kam takuar në një periudhë shumë të vështirë dhe ja ku jam, duke performuar më e fortë e më e fortë. Kur hyn në zyrën e saj, muret janë plot falenderime, nga artistët më të mëdhenj të muzikes pop, rock, jazz, opera, artistë të brodëay prezantuesë etj. Nuk arrita t’i xhiroj gjithë muret e historisë së saj, por ndihem me fat që e kam mundesine të jem nën kujdesin e saj!”, shkruan këngëtarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco