Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

Babai i Meghan Markle pëson goditje në tru

Babai i Meghan Markle pëson goditje në tru

10:00, 25/05/2022
A+ Aa A-

Thomas, babai i Dukeshës së Sussex-it Meghan Markle është shtruar në spital pas një goditjeje që pësoi në tru. 77 vjeçari pësoi goditjen përpara se të shkonte në Londër për festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës. Ai u dërgua me urgjencë në spital të martën herët në mëngjes.

“Babai im po shërohet në spital. Kërkojmë privatësi për familjen, për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Ai ka nevojë vetëm për paqe dhe pushim.”, tha vajza e tij, Samantha. Kujtojmë që Meghan Markle nuk ka një raport të mirë me babain e saj. Ky i fundit ka kritikuar shpesh publikisht të bijën dhe Princin Harry.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco