‘Njerëzit nuk më kuptojnë’, Billie Eilish flet për sindromën e rrallë nga e cila vuan

‘Njerëzit nuk më kuptojnë’, Billie Eilish flet për sindromën e rrallë nga e cila vuan

14:46, 24/05/2022
A+ Aa A-

Billie Eilish ka treguar se vuan nga sindroma Tourette.

Këngëtarja me famë botërore tha se po përballej me këtë çrregullim neurologjik që kur ishte 11 vjeç.

Sindroma Tourette është një çrregullim që përfshin lëvizje të përsëritura ose tinguj të padëshiruar (tik) që nuk mund të kontrollohen lehtë.

Billie shpjegoi se kur ajo përjeton një tik, njerëzit nuk reagojnë gjithmonë siç duhet.

Këngëtarja tregoi se shpesh ata qeshin sepse mendojnë se po përpiqet të bëj shaka.

“Zakonisht njerëzit qeshin sepse mendojnë se po përpiqem të jem qesharake. Unë gjithmonë ndihem tepër e ofenduar nga kjo”- tha artistja.

“Këto janë gjëra që nuk do t’i vini re kurrë nëse thjesht po bëni një bisedë me mua. Por për mua ato janë shumë rraskapitëse”, tha mes të tjerash këngëtarja.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco