KAFE SHQETO/ Gigliola Haveri vjen me këngën ‘A Po Vjen Ti Sot’

KAFE SHQETO/ Gigliola Haveri vjen me këngën ‘A Po Vjen Ti Sot’

13:51, 24/05/2022
A+ Aa A-

Këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto” në “Syri TV”, ishte e ftuar këngëtarja Gigliola Haveri.

Muzika e saj nuk është komecale dhe po synon te sjellë në treg nje lloj muzike më të kultivuar.

“Mua më eci mirë kënga. Është hera e parë që bëj një këngë klip, kshtu që nuk e di çfarë prisja në momentin e parë që e nxora dhe u prit shumë mirë nga publiku, edhe pse teksi është pak më i prekshëm, gjithsesi muzika dhe vija melodike janë shumë jo të zakonshme nga këngët tipike që jemi mësuar ta dëgjojmë”- u shpreh artistja.

Ndër të tjera, u fol edhe për raportin e Gigliolës ne lidhje me ata që e dëgjojnë muzikën e saj.

“Shumë veta kanë shijuar edhe thjesht nga tingujt, sepse ka shumë element me saksofon dhe normalisht mund të vendoset edhe si ‘background’ edhe për jë udhëtim me makinë, tani që hapet edhe sezoni veror, sidomos në perëndim. Ka pasur edhe vajza që e kanë gjetur veten tek teksti i këngës”- tha Haveri në lidhje me raportin e fansave të saj me muzikën që ajo krijon.

Artisten mund ta gjeni duke performuar live këtë verë në jug të Shqipërisë.

 

Për më tepër ndiqni videon:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco