Personat e lindur në këto shenja janë gjithmonë të duruarit e të fituarit

Personat e lindur në këto shenja janë gjithmonë të duruarit e të fituarit

12:21, 24/05/2022
A+ Aa A-

Sapo lexuat rastësisht një mesazh të të dashurit ku thuhej se kishte një surprizë për ju? Nuk ju zë gjumi, filloni të kërkoni në çdo vend të mundshëm, ia hidhni muhabetin larg e larg nga Kina vetëm për të zbuluar ndonjë gjë, apo prisni që të heshtni dhe ai t’ua japë vetë i pari? Besojeni ose jo, durimi dhe padurimi janë dy karakteristika që yjet i kanë gdhendur në ADN-në e çdo shenje të horoskopit. Sidomos në tre shenjat e mëposhtme që njiheni si 3 më të duruarat e të fituarat.

 

Demi 

Të lindurit në këtë shenjë janë dëgjues shumë të mirë. Ju mund t’u mbini në derë në çfarëdolloj ore dhe t’u flisni për çdo gjë që nga tradhtia, tendencat e fundit të modës, niveli ekonomik në ishujt Filipine etj etj. Përveç se dëgjues shumë i mirë, Demi është gjithashtu shumë empatike dhe e duruar. Arrin të ruajë qetësinë në çdo moment, edhe atëherë kur gjërat duket se kanë prekur fundin.

 

Binjakët

Tashmë nuk na bën më përshtypje pavendosmëria e Binjakëve, por me siguri do të habiteni kur të merrni vesh se një ndër pikat e tyre më të forta është durimi. Pikërisht siç e lexoni, Binjakët janë të duruar dhe këtë nuk e luan topi. Në ndryshim nga shenja të tjera, të cilat duan t’i arrijnë gjërat me çdo kush, Binjakët e dinë rëndësinë e faktorit kohë dhe e respektojnë atë. Lum si ata!

 

Ujori

Kujt do ia kishte marrë mendja që një shenjë e tërhequr si Ujori, do të ishte në listën e 3 shenjave më të duruara të horoskopit. Jo vetëm kaq, është shenja më e duruar dhe e preferuara e dy planetëve të rëndësishëm, si Saturni dhe Urani që i japin një qetësi që çdokush e ka zili. Ujori nuk e humbet kurrë toruan, nuk lejon të përfshihet nga paniku dhe pavendosmëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco