Ermali tregon arsyen pse zihet më shumë me Amin

Ermali tregon arsyen pse zihet më shumë me Amin

12:02, 24/05/2022
A+ Aa A-

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ndonëse kanë shumë vite bashkë, dyshja kanë edhe momente kur grinden.

Mbrëmjen e kësaj të hënë, Ermali ka zbuluar edhe arsyen e debateve me Amin.

I pyetur se për çfarë e ngre zërin Ami më shumë në shtëpi, Ermali tha se ajo nuk e ka në natyrë të ngrejë zërin, ama grindjet mes tyre, pa dyshim që ndodhin.

“Për çfarë mund të grindemi ne më shumë? Sigurisht, për fëmijët, që unë të merrem më shumë me mësimet e Joelit. Po unë kam edhe mësimet e mia, që mezi i bëj. Një njeri vetëm një palë mësime mund të bëjë”, u shpreh ai në Piter Pan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco