Po bën xhiron e rrjetit: Puthja e Meghan me Harry-n, krahasohet me puthjen e Dianës me princin Charles

Po bën xhiron e rrjetit: Puthja e Meghan me Harry-n, krahasohet me puthjen e Dianës me princin Charles

11:36, 24/05/2022
A+ Aa A-

Meghan Markle dhe princi Harry patën një moment romantik së bashku, që po bën xhiron e rrjetit në një garë kuajsh ditën e djeshme. Dukesha e Sussex-it u shfaq me një kapelë të zezë, bluzë bardhë e zi me pika dhe pantallona të shkurtra të bardha, teksa brohoriste për bashkëshortin në ‘Santa Barbara Polo & Racquet Club’.

Së fundmi, Harry iu bashkua ekipit të ‘Los Padres’, pasi e kishte luajtur këtë sport për pjesën më të madhe të jetës së tij së bashku me vëllain e tij William. Klubi drejtohet nga miku i tij i vjetër Nacho Figueres, një yll sporti argjentinas i quajtur si ‘David Beckham i polo’.

Ekipi mori trofeun ‘Memorial Lisle Nixon’ në ndeshjen e djeshme, e cila ishte e hapur për publikun dhe grumbulloi yje si Rebel Wilson dhe Abigail Spencer. Meghan u dorëzoi çmimin dhe puthi secilin anëtar të ekipit në faqe, përpara se t’i jepte një puthje në buzë burrit të saj.

Duke kuptuar që një pjesë e buzëkuqit të saj kishte mbetur në buzët e të shoqit, ajo fshiu buzët e Harryt në një moment intim të parë nga spektatorët. Këto skena kanë kujtuar puthjen e Charles dhe Diana pas fitores së tij në Polo në 1985, vetëm katër vjet pas martesës së tyre.

Paraqitja e çiftit vjen ndërsa Duka dhe Dukesha e Sussex përgatiten të nisen për në Londër për fundjavën e Jubileut Platinum të Mbretëreshës javën e ardhshme.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco