‘u bashkove me Borën?’Ja si iu përgjigj Donald Veshaj pyetjes së Agron Llakajt

‘u bashkove me Borën?’Ja si iu përgjigj Donald Veshaj pyetjes së Agron Llakajt

10:16, 21/05/2022
A+ Aa A-

I ftuar në “Më lër të flas”, Agroni e pyeti Donaldin nëse është ribashkuar me Borën. “U bashkove me Borën? U krijua shoqata Bora-Donald dhe mua më caktuan kryetar nderi. Kudo më kapin dhe pyesin. Më thonë thuaji Donaldit se Bora është alament vajze.thuaj po.”- e pyeti ai.

Edhe pse e cilësoi si një moment shumë emocionues dhe u përlot nga prania e tij, Donaldi gjithsesi refuzoi të jepte një përgjigje. “Kalojmë në intervistë. Babin do e lajmërojmë për çdo gjë.” –u shpreh Donaldi duke e anashkaluar pyetjen.

Shumë muaj pas puthjes së famshme në “Big Brother VIP”, lidhjes dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj, lutjeve dhe statuseve, lajmeve të vërteta dhe të pavërteta, Donald Veshaj dhe Bora Zemani u shfaqën krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrin Sahiti.
 

Në pamjet që u bënë menjëherë kryefjalë e mediave sociale, ata shiheshin në një tavolinë të përbashkët teksa aktori i ndizte cigaren moderatores. Kaq mjaftoi që njerëzit ta interpretonin këtë shfaqje si një ribashkim i tyre.

Paraqitja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrin vjen rreth 3 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kërkuar falje Borës publikisht dhe personalisht.
 

Aktori në reagimin e tij të parë për jetën personale në rrjetet sociale la të kuptohej se ai po tentonte të rikthehej me prezantuesen, ndërsa ka mbyllur gjërat me Beatrix.

Pyetjen që duan të gjithë t’ua bëjnë Donald Veshajt dhe Bora Zemanit ia bëri sot Agron Llakaj aktorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco