Kërcënohen me jetë Kim Kardashian dhe fëmijët e saj

Kërcënohen me jetë Kim Kardashian dhe fëmijët e saj

09:40, 21/05/2022
A+ Aa A-

Jeta e Kim Kardashian dhe e fëmijëve të saj është në rrezik, sipas avokatit të saj, pasi së fundmi ajo ka marrë me dhjetëra letra kërcënuese.

Nisur nga kjo avokati i saj ka ndërmarrë veprime ligjore, ndaj në personi i cili quhet David Resendiz.

Sipas një raporti të TMZ, dyshohet se Resendiz ka mësuar disa adresa të shtëpisë dhe biznesit të Kim dhe ka nisur të dërgojë një sërë letrash (më shumë se 80) duke kërcënuar atë dhe katër fëmijët e saj me mënyra të ndryshme.

Më e rëndësishmja është se Kim Kardashian mori një kërcënim me bombë më 25 prill në një letër dërguar në një nga zyrat e saj të biznesit.

Kështu, biznesmenja ka marrë masa paraprake ndaj burrit të panjohur, në mënyrë që ai të mos i afrohet as asaj dhe as familjës së  saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco