Pse Einxhel Shkira mungoi në festën e fundit familjare të Dj Dagz?

Pse Einxhel Shkira mungoi në festën e fundit familjare të Dj Dagz?

21:49, 20/05/2022
A+ Aa A-

Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si Dj Dagz kanë qenë të pandarë që kur kanë dalë nga “Big Brother VIP”. Për këtë arsye mungesa e moderatores në ditëlindjen e babait të Dj ngriti dyshime te një pjesë e publikut.

Image

Nisur kjo edhe nga fakti se kur mamaja e Dagz festoi ditëlindjen pak ditë më parë e pranishme ishte edhe Einxhel. Motra e Dagzit, Aurora Gumnishta postoi në rrjetet sociale një foto ku uroi të ëmën e saj dhe video nga ambient i lokalit. Pjesë e tyre ishte dhe moderatorja.

Image

Image

Mirëpo, pavarësisht se lidhja e Einxhel dhe Dagz po shkon mësë miri, kjo nuk do të thotë se ata do jenë bashkë në çdo rast. Dagz postoi dje në rrjetet sociale foto nga festa e ditëlindjes së babait por mori vëmendje mungesa e moderatores.

Image

Por megjithatë ajo ka komentuar në postimin e Dagz duke shkruar: “Ju dua” e duke i dhënë fund çdo keqkuptimi që mund të krijohej. Ndoshta ka patur angazhime, ndoshta nuk ka patur mundësi të udhëtojë drejt Kosovës…arsyen e mungesës së Einxhel nuk e dimë. Me siguri mund të themi se pas saj nuk fshihet asgjë serioze.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco