Sot dy miq të mirë, por Liberta Spahiu tregon se takimi i parë me Valdrin Sahitin nuk ka qenë aspak i këndshëm

Sot dy miq të mirë, por Liberta Spahiu tregon se takimi i parë me Valdrin Sahitin nuk ka qenë aspak i këndshëm

21:19, 20/05/2022
A+ Aa A-

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, moderatorja e njohur Liberta Spahiu ka treguar se miqësia me saj dhe Valdrin Sahitit ka nisur nga një debat dhe mospëlqim.

Image

 Ndonëse tashmë prej më shumë se 20 vitesh përveç se miq të ngushtë ata janë dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë Liberta është shprehur se në fillim nuk janë pëlqyer aspak.

Teksa foli për “Mirage” Liberta ka treguar se ajo dhe Vladrini nuk i kanë patur punët aspak mirë.

Image

“Takimi me Valdrinin nuk ka qenë i mirë për herë të parë sepse Valdrini nuk më ka pëlqyer mua. Kur u takuam ditën e parë ka qenë një kolege e tij që ka thënë “E marrim Libertën” se atëherë kam qenë si modele. Pas asaj sfilate jemi bërë shumë shokë të ngushtë prej 20 vitesh. Çdo dalje e imja është prej Valdrinit. Kemi qenë miq dhe bashkëpunëtor kur nuk ka patur rrjete sociale. Është super mik edhe pse ndonjëherë më nevrikos sepse ‘ia bën rrafsh’ çdo njeriu që takon”.– tha ajo.

Image

Sahiti dhe moderatorja shfaqen shpesh bashkë në rrjete sociale ku kanë bashkëpunuar edhe për projekte të ndryshme. Madje edhe në emisionin që ajo moderon veshjet mbajnë emrin e Valdrinit.

Image

Rikujtojmë se se disa ditë më parë ai ka organizuar sfilatën “Call me Zote” ku bëri bashkë emra të njohur të shoqbizit shqiptar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco