Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

 Eva Green mbështet publikisht Johnny Depp: Jeta do të jetë më e bukur se kurrë për të

Eva Green mbështet publikisht Johnny Depp: Jeta do të jetë më e bukur se kurrë për të

18:48, 20/05/2022
A+ Aa A-

Eva Green ka treguar mbështetjen e saj për Johnny Depp duke deklaruar se nuk ka dyshim se ai do të dalë me kokën lart pas betejës së tij ligjore me Amber Heard.

Aktorja franceze tha se ajo beson se jeta e yllit të “Pirates of the Caribbean” do të jetë më e bukur se kurrë kur çështja gjyqësore të përfundojë. 

Përmes një postimi në Instagram 41-vjeçarja shprehu mbështetjen e saj për Johnnyn teksa ndau një foto të tyre gjatë vitit 2012 në premierën e ‘Dark Shadows’.

Image

Eva shkroi: ‘Nuk kam dyshim se Johnny do të dalë me kokën lart dhe zemrën e tij të mrekullueshme që bota do njoh. Jeta do të jetë më e bukur se kurrë për të dhe familjen e tij.’ Postimi i saj ka marrë qindra mijëra pëlqime dhe komente nga mbështetësit e aktorit legjendar.

Johnny po padit ish-gruan e tij me 50 milionë dollarë për shpifje lidhur me shkrimin e saj të vitit 2018 për ‘Washington Post’, në të cilin ajo shkroi se ishte viktimë e abuzimit në familje.

Ylli i ‘Aquaman’ ka ngritur një kundërpadi me 100 milionë dollarë dhe çështja gjyqësore ka tërhequr vëmendjen gjatë javëve të fundit. Amber pretendon se është dhunuar fizikisht e seksualisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj. Johnny ka mohuar akuzat e ish-gruas së tij për sjellje abuzive dhe së fundmi deklaroi në gjykatë se ka humbur ‘asgjë më pak se gjithçka‘ si rezultat i deklaratave të saj të rreme.

Në një nga seancat gjyqësore, Amber dëshmoi se ajo luftoi vërtet fort për të qëndruar në ‘Aquaman’ kur shumë nga skenat e filmit u hoqën dhe komunikimi u ndal me producentët pasi ekipi i Johnny përshkroi akuzat e saj për abuzim si një ‘mashtrim’. ajo tha se ishte etiketuar si ‘gënjeshtare’ gjatë gjyqit për shpifje sepse Johnny është më i njohur dhe ka më shumë emër se ajo.

Image

Amber më herët pranoi se nuk kishte dhuruar 3.5 milionë dollarë që mori nga divorci me Depp për bamirësi – pavarësisht se i kishte thënë ‘Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar’ se i kishte dhënë. Ajo i tha gjykatës se “nuk kishte qenë në gjendje t’i përmbushte ende ato detyrime… sepse Johnny e paditi për 50 milionë dollarë në mars 2019”.

Kur avokatja e Johnny-t e pyeti nëse ajo kishte deklaruar se do e bënte dhurimin e parave për të dalë mirë në publik, Amber u përgjigj: ‘Nuk ishte ky interesi im. Interesi im është në emrin tim – në pastrimin e emrit tim. Në atë kohë më quanin ‘gënjeshtar’ dhe motivet e mia po viheshin në dyshim. E pashë si të rëndësishme ta sqaroja këtë.’

Image

      

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco