Pasi kurorëzimit të tyre në martesë në Santa Barbara, tashmë edhe zyrtarisht Kourtney Kardashian dhe Travis Barker po planifikojnë një ceremoni madhështore në Itali.
Ceremoni kjo e mirëmenduar të mbahet për 4 ditë ku të ftuar do të jenë të afërt dhe miq të çiftit.
TMZ shkruan se të pranishëm do të jenë fëmijët e Kourtney, motrat, nëna e saj dhe Corey Gamble, si dhe disa miq të ngushtë. Scott Disick, ish-i i
Kourtney-t, nuk do të jetë i ftuar. Nga ana e Travis, ai do të ketë fëmijët e tij dhe disa miq të ngushtë, duke përfshirë shokët e bandës.
Sa i përket vendit ku do të zhvillohet ceremonia është pikërisht kjo kështjellë e mrekullueshme që quhet “Castello Brown”.
© SYRI.net