Të pathënat e Luana Vjollcës: ‘5 vjet më parë më përndiqte…’

Të pathënat e Luana Vjollcës: ‘5 vjet më parë më përndiqte…’

10:58, 20/05/2022
A+ Aa A-

Vijon projekti “Thuaje” i Luana Vjollcës në kanalin e saj në “YouTube”.

Aty është shfaqur episodi “Trauma”, ku Luana ka treguar problemet që ka pasur me “fansat e saj”.

”Fansat për mua janë gjëja më e shtrenjtë, të japin dashuri pa kushte. Nuk do t’i quaja fansa këta njerëz që mua më kanë krijuar një lloj traume, që unë të dal gjithnjë e shoqëruar nga një person që më mbron. Sepse jam e frikësuar.

E frikësuar sepse kam pasur 5 raste në 15 vite”, është shprehur Luana.

”Njëri nuk është bërë mediatikisht i njohur sepse askush se ka parë, por mua më ka lënë një shenjë, një plagë sepse ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Unë e falënderoj Zotin që atë natë s’ka ndodhur asgjë, por ka qenë e mjaftueshme që mua të më krijohet kjo traumë nga njerëz që më përndjekin”, ka përfunduar rrëfimin e saj moderatorja e njohur.

Disa vite më parë është bërë publik lajmi që një fans e ndiqte nga pas Luana Vjollcës dhe çështja kaloi menjëherë në gjyq, por për katër rastet e tjera Luana ka vendosur të flas dje gjatë episodit “Trauma”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco