Loredana Zefi publikon hitin e ri

Loredana Zefi publikon hitin e ri

09:52, 20/05/2022
A+ Aa A-

Rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi, është kthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë.

Ajo ka publikuar projektin e ri “Pinky promises”, të cilën e ka interpretuar në gjuhën gjermane dhe e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Miksimi i kësaj kënge u bë Hubertus Dahlem, kurse për masterizimin u kujdes Lex Barkey.

Protagoniste në klip mes tjerash është edhe vajza e saj, Hana, të cilën e ndan me reperin Mozzik.

Projektin e plotë tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Lorit.

Biondja është kthyer me muzikë pas një pauze që bëri prej disa muajsh dhe reagimet e para të fansave kanë qenë tejet pozitive.

Ajo po vazhdon jetën së bashku me të bijën mes Zvicrës e Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco