Dita e 18 e gjyqit/ Dy ish-miqtë e Amber Heard dëshmojnë kundër Johnny Depp, ja çfarë u tha

Dita e 18 e gjyqit/ Dy ish-miqtë e Amber Heard dëshmojnë kundër Johnny Depp, ja çfarë u tha

21:23, 18/05/2022
A+ Aa A-

Ish-mikesha më e mirë e Amber Heard, Rocky Pennington, dëshmoi përmes një një lidhjeje me Zoom në seancën e sotme gjyqësore.

Pennington u mor në pyetje për një incident në dhjetor 2015 kur Heard pretendoi se Depp e goditi në kokë disa herë aq fort sa shtrati ku ajo ishte shtrirë u thye. Heard gjithashtu pretendoi se Depp e tërhoqi zvarrë prej flokësh. Pennington tha se pas kësaj ajo pa gjak në flokët e Heard-it dhe një pjesë e tij ishte këputur.

“Nuk i rridhte gjak por koka e saj ishte e kuqe.“- tha ajo. E pyetur nga një prej avokatëve të Depp-it se si ajo mund të kuptonte që Heard-it i ishin shkulur flokët, Pennington bëri një buzëqeshje të acaruar. Ajo tha: ‘Ishte një zonë me gjak dhe pa flokë.’ Pennington tha se e gjithë fytyra e Heard ishte e kuqe dhe se pjesa e sipërme e hundës së saj ishte e fryrë teksa pranoi se skuqja mund të ishte edhe nga të qarat. Pennington tha: “Ka pasur shumë herë që kam parë lëndime te Amber”.

Image

Ditën tjetër të sherrit të pretenduar, Heard ishte e ftuar në shfaqjen televizive të James Corden dhe Pennington tha se ajo ishte atje kur Heard i tregoi plagët e saj artistit dhe stilistit të saj, i cili duhej t’i mbulonte ato. Pennington hodhi poshtë akuzat se Heard i bëri me makeup shenjat në fytyrë.

Avokati i Heard-it, Benjamin Rotternborn, pyeti: ‘A e keni parë ndonjëherë Heard që të përdorë grim për ta bërë të duket sikur kishte një mavijosje kur nuk kishte?’ Pennington tha: ‘Jo, e kundërta. Ajo shpesh duhej të mbulonte mavijosjet dhe lëndimet në fytyrën e saj me grim.’ Pennington u përlot teksa shihte foto të lëndimeve të Heard-it, duke përfshirë hundën e saj të fryrë, buzën e përgjakur dhe sytë e saj të mavijosur. Vetë Heard filloi të qajë gjithashtu.

Image

Duke folur për një sherr të supozuar mes tyre Pennington tha: “U ngjita tek ai. I vendosa duart në gjoks dhe i thashë ndalo, thjesht ndalo. Ai më goditi duart dhe kështu shkova drejt e te Amber. Ajo u ul në divan. Unë thjesht vendosa trupin tim mbi të. Ai erdhi më pranë nesh dhe po i bërtiste asaj që të ngrihej, të pushonte së qari. Depp u largua, duke thyer gjërat me një shishe të madhe vere në dorë.” Jurisë iu shfaqën foto të xhamave të thyer, një abazhur i thyer dhe dëmtime të tjera që supozohet se i ka shkaktuar Depp.

Ish burri i Pennington, Josh Drew, dëshmoi gjithashtu sot dhe tha se një nga oficerët i kishte thënë se kishin prova të mjaftueshme për ta arrestuar, duke iu referuar Depp. Ai i tha gjykatës se më 21 maj 2016 pasi Depp dhe Heard patën një debat të dhunshëm, kishte një të çarë në derë në formë n e një shisheje vere. Dëshmia e Drew bie ndesh me dy oficerët që më parë dhanë dëshminë e tyre dhe thanë se ata nuk panë ndonjë dëmtim ose lëndim në fytyrën e Heard.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco