Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

A është puthur me Ardian Bujupin? Ja si përgjigjet Jasmina

A është puthur me Ardian Bujupin? Ja si përgjigjet Jasmina

21:02, 18/05/2022
A+ Aa A-

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmina dhe këngëtari Ardian Bujupi u përfolën pak kohë më parë për një lidhje.

Gjithë ‘zhurma’ nisi kur Jasmina u shfaq në klipin e Bujupit.

Por ja ç‘thoshte më herët Jasmina:

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbaj private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara.”- është shprehur Jasmina në një intervistë.

Mirëpo, së fundmi Jasmina është rikthyer në Për’Puthen.

Ajo ka folur sërish për marrëdhënien e saj me Ardianin, ku theksoi se ata kanë vetëm marrëdhënie shoqërore.

Gjatë klipit, ai ishte kontakti i parë që kam patur me Ardianin. Normal që ka pasur flirte se është e kot ngaqë ka pasur foto e ka pasur video por që nuk kishte vazhdimësi dhe mbajtëm shoqëri për aq kohë sa nuk pamë një pikë të përbashkët që të na mbante aq të lidhur me njëri tjetrin”, tha ajo.

Por më pas, Jasmina u pyet: “A jeni puthur”?

“Abstenoj”, tha ajo duke qeshur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco