Pas sharmit në sfilatën e Valdrin Sahitit, Elvana Gjata zbulon ‘të vërtetën’ e festës

Pas sharmit në sfilatën e Valdrin Sahitit, Elvana Gjata zbulon ‘të vërtetën’ e festës

20:03, 18/05/2022
A+ Aa A-

Teksa bëni scroll nëpër postimet në Instagram, ju besoni se po shikoni një paraqitje të shkurtër të jetës të miqve apo të famshëmve që ndiqni. Është e natyrshme të supozohet se fotografitë që njerëzit publikojnë në profilet e tyre pasqyrojnë si ata janë çdo ditë, por shpesh nuk është kështu.

Image

Aplikacioni i njohur i fotove vazhdon të përparojë, duke i lejuar njerëzit të transformojnë plotësisht mënyrën se si duken në foto. Por personazhe me influencë si Elvana Gjata shpesh u kujtojnë njerëzve se fotot në Instagram nuk janë gjithmonë ashtu siç duken.

Për ta demostruar këtë Elvana Gjata ka publikuar në Instagram dy foto nga pjesëmarrja e saj në sfilatën e Valdrin Sahitit me emrin “Zote”. Sikurse e pamë artistja shkëlqeu me fustanin e saj duke marrë goxha vëmendje. Mirëpo, ajo që nuk pamë ne është ajo që ndodhi në festën e organizuar pas sfilatës.

Image

Në postimin e saj Elvana ka vendosur një foto nga tapeti i kuq dhe një foto nga makina ku shihet se është rrëzuar me këmbët brenda makinës dhe duart në tokë. “Fashion show VS afterparty“- ka shkruar ajo me humor duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco