E tradhtoi me një tjetër futbollist? E dashura e Joao Felix flet pas videove virale me Pedro Porro

E tradhtoi me një tjetër futbollist? E dashura e Joao Felix flet pas videove virale me Pedro Porro

19:35, 18/05/2022
A+ Aa A-

Futbollisti portugez Joao Felix po përflitet prej ditësh se është përfshirë në një trekëndësh të dyshuar dashurie me protagonistë të dashurën e tij Magui Corceiro dhe futbollistin e “Sporting Lisbon” Pedro Porro.

22-vjeçari është në lidhje me aktoren dhe modelen që nga viti 2019. Magui u përball me akuza të rënda nga njerëzit në rrjetet sociale këtë javë se ajo po mashtronte yllin e ‘Atletico Madrid’ dhe kishte nisur një aferë me Porro, të cilat ajo i ka hedhur poshtë.

Një video u bë virale ku shihej Porro duke injoruar lutjet e disa fëmijëve në tribunë në fund të një loje për t’ia dhënë fanellën e tij Maguit. Një tjetër video nga një club nate qarkulloi më pas, për të cilën shumë njerëz aluduan se dyshja ishte duke u puthur.

Duke hedhur poshtë pretendimet, Magui tha: “Nëse do të doja të puthja dikë, në një moment intim, nuk do të ishte në Lust, aq më pak në zonën VIP me pamje nga gjithë njerëzit. Unë gjithashtu nuk e kuptoj pse ata zotërinj që morën iniciativën për të regjistruar atë video dhe për ta raportuar në mënyrë kaq të bukur nuk u kujtuan të më regjistronin mua duke folur dhe përqafuar njerëzit e tjerë që ishin aty, djemtë e tjerë, lojtarët”.

Ajo shtoi kategorikisht se: “Nuk kishte puthje, nuk kishte asgjë. Sapo kam filluar të kuptoj përmasat që po merr kjo. Po del jashtë kontrollit dhe po më lë mua në një pozicion shumë të mërzitshëm, si dhe Joao-n gjithashtu. Nga njëra anë, ndihem qesharak që u jap justifikime njerëzve që nuk më njohin fare, por ju nuk po e kuptoni se çfarë po ndodh. Kjo është surreale, mesazhet që po dërgojnë, po dërgojnë kërcënime me vdekje… Njerëzit janë të çmendur. E takova Porron disa muaj më parë papritur në një darkë me miq dhe që atëherë kemi kaluar shumë mirë, jemi miq shumë të mirë, e dua, është i jashtëzakonshëm”.

Porro, i cili këtë javë u largua nga Manchester City për t’iu bashkuar Sportingut, gjithashtu bëri një reagim në internet. Ai shkroi: “Situata që po ndodh është shumë e pakëndshme… Kam një marrëdhënie të veçantë me të, askush nuk po tradhton askënd. Imazhi im nuk do të njolloset nga asgjë dhe aq më pak nga gjëra të tilla. Unë mund të bëj çfarë të dua. Mos njollosni imazhin e ne të treve se nuk është kështu”.

Nga ana tjetër Joao Felix nuk ka bërë asnjë reagim publik.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco