Artikulli për ndarjen e Kate Middleton dhe Princit William u bë viral, por ja si qëndron e vërteta

Artikulli për ndarjen e Kate Middleton dhe Princit William u bë viral, por ja si qëndron e vërteta

18:53, 18/05/2022
A+ Aa A-

Princi William dhe Kate Middleton komentohen gjithnjë për ëmbëlsinë dhe dashurinë që përçojnë si çift, por as ata nuk u kanë shpëtuar aludimeve për ndarje.

Dje, MSN postoi një artikull në Twitter ku thuhej: “Princi William dhe Kate Middleton ndahen ndërsa Dukesha largohet me fëmijët”.

Tweet-i është ende në llogarinë në fjalë ndonëse artikulli është hequr. Kjo ka ndezur thashethemet se martesa e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit është në krizë. Realiteti është se Kate dhe William janë mirë…dhe ky është thjesht një lajm i rremë.

Image

Sipas ‘Cosmopolitan’, lajmi i MSN-së rrodhi nga një botim në gjuhën frënge, ‘Oh My Mag’. MSN publikoi një version të përkthyer të artikullit të ‘Oh My Mag’, i cili raportonte se Dukesha ishte larguar me tre fëmijët, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Botuesi i ‘Oh My Mag’, Groupe Cerise tha për ‘Newsweek’, “Kjo histori është me të vërtetë e rreme dhe është publikuar aksidentalisht. Ne po e heqim atë menjëherë.” MSN e fshiu gjithashtu artikullin, por postimi në Twitter ekziston ende.

Image

‘Newsweek’ theksoi se Kate dhe William do të shfaqen së bashku nesër në premierën e ‘Top Gun: Maverick’ në Londër. Çifti vizitoi Skocinë së bashku javën e kaluar. Detajet rreth martesës së Dukës dhe Dukeshës – dhe jetën personale në përgjithësi – janë mbajtur private. Megjithatë, ‘Us Weekly’ raportoi se kur çifti shkoi në Francë gjatë Pashkëve me fëmijët e tyre, ata gjithashtu kaluan pak kohë me njëri-tjetrin. “William dhe Kate kaluan një natë romantike me qirinj përpara se të largoheshin”, tha burimi për median në fjalë. “Ishte pikërisht ajo që u duhej për të ndezur shkëndijat pas disa vitesh kaq të ethshme.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco