VIDEO/ Alban Skenderaj thumbon hapur këngëtarët e rinj: T’i futem futbollit se jemi bërë…

VIDEO/ Alban Skenderaj thumbon hapur këngëtarët e rinj: T’i futem futbollit se jemi bërë…

21:16, 17/05/2022
A+ Aa A-

Alban Skenderaj duket se ka thumbuar me postimin e fundit të gjithë këngëtarët e rinj që po i shtohen tregut muzikor teksa ndau disa video nga prapaskenat e klipit të tij të ri.

Duket se projekti i tij i ri do të jetë një bashkëpunim me partneren, Miriam Canin, ndërsa çifti nuk kanë publikuar ende datën e lançimit. Por, këngëtari dhe kompozitori ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa video nga prapaskenat e klipit.

Në një nga videot e publikuara, Albani shihet teksa luan me top me një fëmijë ku të dy po bëjnë disa xhunglime.

Image

“Hë si thoni, ti futem futbollit?
Se jemi bërë shumë kengetarë! 😂
Paskam shkuar dëm kot! 😅”
- shkruan duke qeshur Albani krahas videos.

Teksa xhirojnë skena të ndryshme, Albani shihet në një tjetër video duke trembur Miriam Canin, e cila po përpiqet ta rrëzojë. “Prapaskenat nuk janë dhe aq romantike“- ka shkruar artisti duke qeshur.

Bashkëpunimi i tyre vjen rreth 5 muaj pas duetit me titull “Zemër përmbi zemër”. Vitet e fundit çifti simpatik nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë duke u fokusuar më shumë te familja dhe bota e biznesit. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Duami dhe Ameli.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco