FOTO/ Lana Del Rey mahnit me fotosesionin e saj të fundit për kopertinën e ‘W Magazine'

FOTO/ Lana Del Rey mahnit me fotosesionin e saj të fundit për kopertinën e ‘W Magazine'

18:33, 17/05/2022
A+ Aa A-

Lana Del Rey me siguri mori vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në plazhin ku realizoi fotosesionin e saj të fundit.

Këngëtarja 36-vjeçare, emri i vërtetë i të cilës është Elizabeth Woolridge Grant, u shfaq mahnitëse në kopertinën e revistës W, The Music Issue për numrin e ardhshëm të qershorit.

Ajo u fotografua nga Jamie Hawkesworth, ndërsa kishte veshur një fustan shumë sensual, Valentino. Këngëtarja e hitit “Video Games”, u stilua nga Sara Moonves. Fustani Valentino që ajo kishte veshur ishte në ngjyrë të bardhë, dhe i hapur në pjesën e dekoltesë dhe të këmbëve. Gjatë fotosesionit Lana Del Rey po shëtiste buzë detit me pjesën e poshtme të fustanit që mbulonte rërën.

Image

Duke mos dalë nga sitili i saj, këngëtarja e “Blue Jeans” i përshtati modelin e glokëve dhe grimin në një stil retro. Ajo e kompletoi veshjen me një gjerdan të madhe me zinxhir floriri nga Sëarovski teksa pozonte me dorën në qafë.

Më tej Lana tregoi edhe një herë dekoltenë e saj në një tjetër foto, me një tjetër fustan nga Valentino.

Këngëtarja e “Summertime Sadness” dukej çdo gjë tjetër veçse e trishtuar në fotot e realizuara.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco