Sinjale të reja nga Atdheu, thumb për Borën pas lajmeve për ribashkim me Donaldin

Sinjale të reja nga Atdheu, thumb për Borën pas lajmeve për ribashkim me Donaldin

18:17, 17/05/2022
A+ Aa A-

Atdhe Xharavina mbetet padyshim një konkurrentët më të komentuar të “Për’puthen”. Gjatë rrugëtimit të tij në emision i riu nga qyteti i Gjakovës mori vëmendje të madhe nga vajzat e thuajse me të gjitha zhvilloi takime.

E teksa të gjithë flasin për marrëdhënien e Donaldit me Borën dhe Beatrixën, të tjera situata po ndodhin nga ana tjetër.

Atdheu njihet për sinjalet e ndryshme drejtuar moderatores dhe flet pafundësisht me nënkuptime për të.

Image

Ditën e sotme Atdheu bëri pikërisht atë që ka bërë së fundmi, ka dërguar sinjale për Borën edhe pse të nënkuptuara, tashmë duhet ta pranojmë se ky është stili i tij.

“Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”, ka shkruar Atdheu në Instastory.

A ishte ky një sinjal apo kunjë e drejtpërdrejtë për Borën? Nëse keni qenë ndjekës të rregullt të “Për’puthen” do e kuptoni se po, “E ka bo për Borën”.

Nuk ju duket disi e çuditshme që ky thumb vjen menjëherë pas lajmeve për ribashkim mes Borës dhe Donaldit. Epo Atdheu ja ka dalë sërish ti trazojë ujërat.

Kujtojmë se në intervista të shumta Atdheu ka folur për marrëdhënien e tij misterioze me Borën por asnjëherë nuk e ka pranuar një lidhje të mundshme mes tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco