Stilisti i fustanit ikonik të Marilyn Monroe kritikon ashpër veprimin e Kim Kardashian: Askush nuk duhet të…

Stilisti i fustanit ikonik të Marilyn Monroe kritikon ashpër veprimin e Kim Kardashian: Askush nuk duhet të…

17:32, 17/05/2022
A+ Aa A-

Kim Kardashian nuk ka miratimit e Bob Mackie për veshjen e fustanit ikonik të Marilyn Monroe në mbrëmjen e madhe, Met Gala 2022.

Në një intervistë së fundmi, stilistit 82-vjeçar iu kërkua të ndante mendimin e tij për yllin e “The Kardashian” që kishte veshur fustanin ikonik që ai dhe Jean Louis dizajnuan për Marilyn Monroe duke e quajtur atë një “gabim të madh.”

Ju kujtojmë që Bob e vizatoi skicën për fustanin origjinal në vitin 1962 kur punonte si asistent i Jean Louis. Më pas Marilyn veshi fustanin kur i këndoi “Happy Birthday” Presidentit John F. Kennedy.

Askush nuk e ka veshur fustanin që atëherë, derisa Kim-it iu huazua nga Ripley’s “Believe It or Not” për ta veshur në Met Gala.

Mendova se ishte një gabim i madh”, tha Bob për Entertainment Weekly. Marilyn ishte një perëndeshë. Një perëndeshë e çmendur, por një perëndeshë. Ajo ishte thjesht përrallore. Askush nuk mund të bëhet si ajo. Dhe ky fustan u bë për të. Ai ishte projektuar për të. Askush tjetër nuk duhet të shihej me atë fustan,”- shprehet Mackie.

Image

Kim përfundoi duke veshur fustanin për disa minuta, vetëm për të bërë foto dhe për të ecur në shkallët e Met Gala. Më pas ajo ndërroi një fustan kopje. 41-vjeçarja, i tha prezantuesit të ftuar të BFF dhe Vogue, La La Anthony, se ajo humbi 7 kilogramë në vetëm tre javë në përgatitje për ngjarjen e vitit.

Ishte si të përgatitesha për një rol”, -tha Kardashian, e cila gjithashtu i zbardhi flokët bionde platin dhe kishte veshur një pellush të bardhë për të kompletuar pamjen, tha për përkushtimin e saj për t’u transformuar në Monroe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco