Dojna Mema flet për luhatjet e humorit gjatë shtatzënisë: Krijoj drama në kokën time

Dojna Mema flet për luhatjet e humorit gjatë shtatzënisë: Krijoj drama në kokën time

20:28, 16/05/2022
A+ Aa A-

Moderatorja Dojna Mema është tanimë në muajin e 6 të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. 

Që pasi ndau me ndjekësit lajmin e bukur Dojna Mema nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për pritjen e ëmbël.

Ajo përveç postimeve nga përditshmëria e saj zhivllon shpesh edhe biseda virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Një ndjekës e ka pyetur Dojnën në lidhje me luhatjet e humorit gjatë shtatzënisë, dhe moderatorja nuk ka hezituar të përgjigjet.

Si ndihesh? A ke ulje-ngritje të humorit? A po të përballon Vlashenti?”– pyet ndjekësja.

Dojna zbuloi se gjatë shtatzënisë ka shumë luhatje humori, dhe preket shumë shpejt. Sa i përket partnerit të saj ajo tha se “nuk është se ka shumë zgjedhje.”

“Se kam patur kurrë lotin e lehetë, por tani në shtatzëni rrëke më shkojnë! Më shumë se sa ulje-ngrotje humori, prekem shpejt. Mjafton një fjalë e thënë atëherë kur nuk duhet për të krijuar një dramë në kokën time. Vlashenti, si çdo burrë nuk është se ka shumë zgjedhje.”– shkruan Dojna në Instastory.

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata kurorëzuan pak kohë më parë dashurinë e tyre me martesë në një celebrim tepër privat.

Dojna dha lajmin se është martuar me Vlashentin pasi ndau disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga vendi ku kanë bërë celebrimin, duke treguar se kanë organizuar diçka shumë të thjeshtë dhe private, ndryshe nga dasmat madhështore që jemi mësuar t’i shikojmë çiftet e showbizit shqiptar.

Pasi ndanë fotot me ndjekësit në rrjetet sociale, pyetja më e shpesh që i është bërë moderatores është nëse ka marrë mbiemrin e Vlashentit. Përgjigja është një Jo e prerë dhe shumë e vendosur.

Moderatorja zgjodhi ta bëjë publike shtatzëninë në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pak muaj më parë, ajo i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco