Lajmi i fundit

TASK FORCE/ '7 Korrik' protesta e shqiptarëve

Jason Momoa dhe Eiza González, tashmë në një lidhje? Dalin detajet e para

Jason Momoa dhe Eiza González, tashmë në një lidhje? Dalin detajet e para

20:06, 16/05/2022
A+ Aa A-

Aktori i njohur, Jason Momoa thuhet se tashmë është në një lidhje me bukuroshen Eiza González.

“Ata të dy po takohen me njëri tjetrin. Ai po kujdeset për të”, – thonë burimet.

Ndërsa një burim i afërt me Momoa dhe González shton: “Ata të dy janë të zënë me punë, por po argëtohen së bashku. Nuk është ende asgjë serioze.”

Jason Momoa është fotografuar më parë teksa merrte pjesë në premierën e filmit “Ambulance” të 32-vjeçares Gonzalez muajin e kaluar, edhe pse ata nuk kaluan bashkë në tapetin e kuq.

Më herët, aktori i “Dune” hodhi poshtë thashethemet se ai po takohej me Kate Beckinsale pasi u pa duke i dhënë asaj xhaketën e tij në festën e “Academy Awards 2022” të Vanity Fair.

“Ajo është shumë e këndshme, unë u tregova një zotëri. Tani nuk do ia jap pallton askujt”,- u shpreh ai për Extra.

Ju kujtojmë që aktori ka qenë i martuar me Lisa Bonet, por në janar ata njoftuan ndarjen.

Ata kanë një vajzë që quhet Lola Iolani, 14 vjeç, dhe djalin Nakoa-Wolf, 13 vjeç.

Nga ana tjetër një burim i tha PEOPLE se dy ish-partnerët duan të eksplorojnë gjëra të tjera pas ndarjes edhe pse ende kujdesen “jashtëzakonisht për njëri-tjetrin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco