Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Shqipëria në rrezik’-Shqiptarët në protestë masive para Kryeministrisë

Ermal Fejzullahu flet për bullizimin që i kanë bërë gjatë jetës:Trashaluq

Ermal Fejzullahu flet për bullizimin që i kanë bërë gjatë jetës:Trashaluq

18:19, 16/05/2022
A+ Aa A-

Ermal Fejzullahu ka folur së fundmi lidhur me bullizimin që i është bërë për shkak të peshës trupore, fenomen ky që është përballur gjatë gjithë jetës.

Në dëshirën e tij ai u shpreh se basketbolli ka qenë njëra prej tyre po për shkak të peshës trupore nuk është marrë shumë me këtë sport.

I pyetur nga moderatori i emisionit “Barber Shok” se nëse është bullizuar për shkak të peshës, këngëtari pohoi duke thënë se është përballur me një fenomen të tillë gjatë jetës. 

Ai ka treguar se personat të cilët bullizojnë në të vërtetë kanë problemet e veta dhe kanë nevojë madje edhe për një psikolog.

“Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi ka lënë shumë me komplekse, sepse këtu fatekqëssiht nganjëherë s’mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë, por nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse shumë njerëz në të gjithë botën që kanë ngelur kështu si unë trashaluq, kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta s’e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje shtoi ai. Zakonisht njerëzit e vegjël bullizojnë, ata kanë të meta vetë, kanë nevojë për psikolog”– tha ndër të tjera Ermal Fejzullahu.

Mesazhi që ai dha për të gjithë personat që përballen me bullizmin ishte: “Mos t’ua ndiejë.”

Ai u pyet gjithashtu në lidhje me “bakshishet” që merr nëpër koncerte apo evente. Këngëtari theksoi se është super milioner, pasi është rritur në një familje që e ka edukuar mirë duke shtuar se ka krijuar gjithashtu një familje të mrekullueshme.

Jam super milioner sepse jam rritur në një familje që më kanë dhënë një edukatë të mirë për mua, dhe në të njejtën kohë më kanë dhënë lirinë të veproj si të dua unë. Kam një familje që kam ndërtuar, kam katër fëmijë si drita.”- tha ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco