Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Këndi i Pano Sokos

Robert Berisha na prezanton me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, kush është ajo?

Robert Berisha na prezanton me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, kush është ajo?

17:27, 13/05/2022
A+ Aa A-

Pas ndarjes nga këngëtarja Nora Istrefi, Robert Berisha ka qenë mjaft i përfolur për jetën e tij sentimentale. Edhe pse pati shumë aludime vetëm së fundmi ai na ka prezantuar me të dashurën e tij. Gjatë një interviste për “Top Albania Radio”, Roberti ka zbuluar se vajza në fjalë quhet Laureta.

“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po robi plaket kur do vetë”. Tani jam shumë i lumtur”.

Ai nuk ka zbuluar më shumë detaje akoma.

Së fundmi Roberti ka bërë një gjest mjaft të bukur kundrejt nënës së tij të cilës i ka kushtuar një këngë.

Roberi tha se ajo që ai ka dashur ishte që t’ia kushtonte një këngë nënës sa ishte ende gjallë.

Është një projekt që ma kanë bërë dy shokët e mi, Iliri dhe Kreshniku nga Ferizaj. Një muaj pasi që mami ka ndërruar jetë, kam qenë në Amerikë. Dhe më thanë dëgjoje këtë këngë. Unë jam munduar t’u ikë atyre këngëve që janë të dhimbshme dhe që tingëllojnë turqisht. Kam dashur diçka më artistike, më ndryshe. Kur e kam dëgjuar demon, kam thënë ‘Kjo është’. Dhe teksti më është përshtatur shumë. Kam pritur ta bëjë një vit, prandaj s’kam lansuar ndonjë projekt tjetër”.
“Kam pasur dëshirë t’ia kushtoj një këngë edhe sa ka qenë gjallë. Sa janë gjallë duhet t’i duam prindërit, anëtarët e familjes, shokët dhe këdo të afërm”
- u shpreh Roberti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco