Travis Scott sërish përballë akuzave për tragjedinë në 'Astroworld'

Travis Scott sërish përballë akuzave për tragjedinë në 'Astroworld'

17:00, 13/05/2022
A+ Aa A-

Një grua që thotë se humbi shtatzëninë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë përplasjes së turmës në Festivalin “Astroworld”, po padit Travis Scott dhe organizatorët e festivalit për vdekjen e foshnjës së saj të palindur. Shanazia Williamson dhe bashkëshorti i saj Jarawd Owens nga Dayton, Ohio, thonë se ishin në pritje të një fëmije kur morën pjesë në Festivalin “Astroworld” më 5 nëntor 2021. Ata thonë se humbën fetusin për shkak të lëndimeve që Williamson mori në festival.

10 persona u vranë gjatë përleshjes së turmës në festivalin muzikor “Astroworld|” në Houston, Teksas, nëntorin e kaluar dhe rreth 5,000 thonë se u plagosën. Raportet thonë se Scott vazhdoi të performojë pavarësisht paralajmërimeve se turma ishte në rrezik.

Në dhjetor, Williamson dhe Owens ngritën padi kundër Scott, promovuesve të festivalit “Live Nation” dhe “ScoreMore”, kompanive të sigurisë “Valle Services SMG dhe ASM Global”, dhe korporatës “Harris County Sports and Convention”.

“Ndërsa ishte e pranishme në festival, Shanazia u shkel dhe u shtyp dhe rezultoi në lëndime të tmerrshme dhe përfundimisht vdekjen e fëmijës së palindur të saj dhe Jarawd-it. Përveç kësaj, Shanazia pësoi lëndime në shpatull, shpinë, këmbë, gjoks, stomakun dhe pjesët e tjera të trupit të saj”- thuhet në padi.

Dështimi i “të pandehurve për të planifikuar, projektuar, menaxhuar, operuar, dhe mbikëqyrur ngjarjen ishte një shkak i drejtpërdrejtë dhe i afërt i lëndimeve të Shanazia dhe vdekjes së saj dhe fëmijës së palindur të Jarawd”- pretendohet në padi.

Padia gjithashtu pretendon se të pandehurit nuk ofruan personelin e duhur të sigurisë ose mjekësor dhe se ata nuk arritën të njihnin rreziqet e organizimit të ngjarjes.

Padia e Williamson dhe Owens është një nga qindra të paraqitura kundër Scott dhe kompanive të përfshira në festival. Scott dhe kompanitë e sigurisë së festivalit dhe vetë vendi i ngjarjes përballen me miliarda dollarë dëme nga njerëzit e lënduar në festival.

“Live Nation” dhe kompania kryesore e sigurisë në festival, “Contemporary Services Corporation”, kanë mohuar të gjitha akuzat kundër tyre. Vetë Scott ka mohuar vazhdimisht çdo përgjegjësi për tragjedinë në “Astroworld”. Ai performoi në skenë për herë të parë që nga tragjedia në një koncert në Miami fundjavën e kaluar. Ai është planifikuar të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të muzikës “Billboard” këtë të dielë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco