Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Ish-e fejuara e Depp pohon se ai ishte jashtëzakonisht xheloz dhe paranoik

Ish-e fejuara e Depp pohon se ai ishte jashtëzakonisht xheloz dhe paranoik

22:29, 01/05/2022
A+ Aa A-

Ylli i filmit “Dirty Dancing”, Jennifer Grey, ka kujtuar marrëdhënien turbulente me ish-të fejuarin Johnny Depp.

Në memoaret me titull “Out of the Corner”, ajo ka rrëfyer se menaxheri i saj e kishte njoftuar me hamshorin hollivudian në vitin 1989, ndërsa ai i kishte propozuar martesë pas dy javësh.

“Johnny vinte çdo javë në Vancouver. Megjithatë, ai hynte në telashe gjithnjë e më shpesh: zihej nëpër lokale, kishte përplasje me policinë…”, ka shkruar aktorja.

Asokohe aktori kishte filluar t’i humbte fluturimet për në Los Angeles për shkak të gjumit të tepërt, gjë që i shkaktoi edhe probleme biznesi.

“Ishte jashtëzakonisht xheloz dhe paranoik, sepse mendonte se po e tradhtoja. Mendova se sjellja e tij e pafytyrë ishte rezultat i problemeve me xhirimet e serialit ‘21 Jump Street’. Ai donte të largohej nga projekti, por nuk ishte e mundur”, ka shpjeguar Grey.

Jennifer ka pohuar se e ndërpreu fejesën pak para ditëlindjes së 29-të, pasi ai nuk i përgjigjej telefonatave të saj.

Kujtojmë që Depp është tema kryesore në Hollywood për shkak të një tjetër procesi gjyqësor me ish-bashkëshorten Amber Heard, të cilën e ka paditur për shpifje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco