Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Nga zhgënjimi i saj i parë deri te marrëdhënia e ngushtë me babanë, Arilena Ara rrëfehet hapur

Nga zhgënjimi i saj i parë deri te marrëdhënia e ngushtë me babanë, Arilena Ara rrëfehet hapur

14:10, 01/05/2022
A+ Aa A-

Pasioni i saj për muzikën ka nisur që në vogëli me pjesëmarrjen e saj në “Gjeniu i vogël”.

Pasi doli fituese në “X Factor”e që prej atij momenti projektet e saj muzikore kanë rezultuar të suksesshme.

E ftuar në programin “A Live Night”, këngëtarja Arilena Ara ka folur për jetën e saj profesionale dhe personale.

Ajo ka treguar plot nostalgji një histori të fëmijërisë së saj dhe kohët me babanë e ndjerë, ku ka theksuar se gjendja ekonomike e familjes së saj nuk ishte e mirë, por ishin shumë të lumtur.

 

“Kam pasur një lidhje të jashtëzakonshme me babain tim, ai zbuloi talentin tim për muzikën. Lidhja ime me të ka qenë e jashtëzakonshme, më merrte çdo pasdite dhe dilnim bashkë në qytet. Më tregonte sekrete që nuk i ka ndarë me askënd të familjes. Të jesh fëmijë e të konsiderojë si të rritur, të bën të kesh siguri. Lutesha çdo natë për familjen dhe të afërmit. Kisha një gjendje ekonomike të thjeshtë, më modeste se të thjeshtë, por lumturia dhe lidhja që ne kishim ishte shumë e bukur e shumë spontane. Tregonim çdo gjë njëri tjetrit”, rrëfeu ajo.

Teksa u pyet se cili ka qenë dhe zhgënjimi i saj më i madh, artistja zbuloi se ka qenë pjesëmarrja e saj tek “Gjeniu i Vogël”, pasi nuk arriti të rrëmbente çmimin e parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco