Mësoni emrat e moderatorit dhe moderatores më të mirë në Top Channel sipas Ledion Liços

Mësoni emrat e moderatorit dhe moderatores më të mirë në Top Channel sipas Ledion Liços

11:17, 01/05/2022
A+ Aa A-

Ledion Liço ishte një nga të ftuarit e parë në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj.

Biseda me humor, batutat e një pas njëshme dhe situatat komike që u krijuan e bënë atmosferën shumë të këndëshme.

Ndër të tjera, Ledioni foli dhe për emrat e moderatorëve të tij të preferuar në Top Channel.

“Si moderator Isli Islami mendoj se është shumë i zoti, këto kohë që më është dashur të dëgjoj shumë radio, kam një vlerësim të madh për Islin. Ka batuta vërtet organike”, tha Ledioni.

 

“Moderatore, si moderatore do të zgjidhja Bora Zemanin, mendoj se me punën e bërë kohët e fundit ka dalë më në dritë”, shtoi ai.

Sigurisht që kur përmendet Bora, nuk shpëton pa u ngacmuar Donaldi.

Ledioni e pyeti nëse do donte ta ftonte Broën në emision, por aktori e shmangu përgjigjen duke vijuar me pyetjen e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco