Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Arilena Ara në një rrëfim si asnjëherë më parë: Më puthi në ballë dhe...

Arilena Ara në një rrëfim si asnjëherë më parë: Më puthi në ballë dhe...

10:19, 01/05/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, ishte e ftuara e parë në emisionin “A live night”, ku përveç anës profesionale ku gjithmonë ka shkëlqyer, ka folur si rrallëherë edhe për jetën sentimentale.

Ajo tha se të dashurin e saj, menaxherin Popi Kola, e ka takuar në audicione dhe që në momentin e parë, e ka kuptuar që ishte një person që duhet ta kishte gjithë jetën pranë, prandaj i kishte kërkuar atij ta marrë në menaxhim.

Image

Arilena ka treguar se i dashuri i saj është bekimi i saj më i madh pas humbjes së të atit dhe ka gjetur veten tek ai në të gjitha dimensionet.

“Popi është bekimi më i madh që më ka ardhur në jetë pas humbjes së babait tim, ka qenë audicioni i produksionit, ishim 2 mijë konkurrentë që prisnim dhe ai merrej me të gjithë konkurrentët. Unë dola një moment dhe kishim një kontakt me sy, ai më puthi në ballë dhe më tha kinge. Unë e përqafova me një mall sikur kisha një jetë që e njihja. Ai ka qenë momenti që unë thashë ai njeri nuk do dalë nga jeta ime. I thashë ti do më marrësh në menaxhim. Unë mora ca gjëra nga ai që i kisha në gjak thjesht nuk i kisha ushtruar. Më ka lënë liri në çdo gjë që bëj, të gjej veten në çdo lloj forme të mundshme”, tha këngëtarja e dashur për publikun.

 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco