Beniada tha se nuk i ka numrin e telefonit, reagon Einxhel: Italiane e mbase kanë tradita zakone të tjera...

Beniada tha se nuk i ka numrin e telefonit, reagon Einxhel: Italiane e mbase kanë tradita zakone të tjera...

09:56, 01/05/2022
A+ Aa A-

Miqësia mes Beniada Nishanit dhe Einxhel Shkirës ishte shumë e ngushtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe u duk sikur vajzat do ta ruanin ende po të njëjtën marrëdhënie dhe pas mbarimit të reailty show-t.

Por mesa duket nuk ndodhi aspak kështu.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, dy ish-banoret nuk janë parë të jenë takuar me njëra-tjetrën.

 

E ftuar në emisionin “Why Not”, Einxhel ka zbuluar se si qëndron e vërteta e krisjes së miqësisë mes tyre.

Sipas moderatores së njohur, ato thjesht kanë rastisur me njëra-tjetrën disa herë por nuk kanë pasur takime.

Arsyeja përse nuk kanë pasur kontakte është se Beniada nuk i ka numrin e telefonit. Kujtojmë se në programin “Goca dhe Gra” Nishani ka zbuluar se kjo ishte arsyeja përse vajzat nuk kanë folur ende.

 

Einxhel ka ironizuar gjithashtu dhe faktin se modelja ka jetuar në Itali dhe mbase e kanë si traditë këtë gjë.

“Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur por ngaqë nuk ma ka numrin e telefonit akoma prandaj. Kështu e mora vesh, kjo ishte arsyeja përse nuk kemi komunikuar. …

Nuk e di… i kisha thënë brenda në shtëpi që ditën e fundit se nuk do tja jepja numrin e telefonit dhe mesa duket e ka marrë shumë për bazë dhe as nuk e ka kërkuar. Më tha që do të më merrte në telefon çdo mëngjes për të më zgjuar dhe kisha frikë se mos ndoshta do ta bënte me të vërtetë këtë gjë”, u shpreh ajo.

 

E pyetur nëse mbase kanë pasur ndonjë hatër mbetje mes tyre, Shkira u shpreh se çdo gjë që kanë pasur për tu sqaruar e kanë bërë brenda shtëpisë dhe nuk ka mbetur gjë tjetër.

“Çfarë ka pasur për tu folur mendoj se është folur aty brenda dhe në qoftë se ndonjëra nga ne nuk e ka gjetur mënyrën ose nuk e ka ndjerë nevojën të sqarojë ndonjë gjë kur kemi dalë atëherë do të thotë që nuk ka asnjë gjë për të sqaruar”, tha Einxhel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco