Luana rikthen ‘Shiko Kush Luan’ por jo në ‘Top Channel’?

Luana rikthen ‘Shiko Kush Luan’ por jo në ‘Top Channel’?

11:19, 24/03/2022
A+ Aa A-

Pas një kohe të gjatë larg televizionit, Luana Vjollca nuk është shfaqur më në asnjë projekt tjetër televiziv, duke marrë një pushim nga moderimi.

Megjithatë, së fundmi është zbuluar se ajo ka vendosur më në fund të rikthehet në ekran, por tashmë me disa ndryshime.

 

Luana është përfolur shumë për moderimin e emisionit investigativ “Piranjat” që do të startojë në “ABC News”.

U tha gjithashtu se televizioni në fjalë i ka një ofruar pagë mujore mbi 15 mijë euro për të qenë pjesë e tyre.

 

Këto aludime u hodhën poshtë, madje, edhe pse u tha më vonë se ky emision do të moderohej nga Bes Kallaku.

Ndërkohë, burime për “Iconstyle.al” kanë njoftuar se Luana Vjollca do të jetë pjesë e “ABC News”, por duke rikthyer emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”.

 

Megjithatë, nuk dihet ende nëse do të jetë “Shiko Kush Luan” apo ndonjë program tjetër pasi edhe vetë Luana nuk ka dhënë asnjë konfirmim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco