Ronela Hajati humb personin e dashur: ‘S’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde’

Ronela Hajati humb personin e dashur: ‘S’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde’

12:44, 23/03/2022
A+ Aa A-

Ronela Hajati ka treguar për ndjekësit se gjyshja e saj është ndarë nga jeta.

Këngëtarja e cila do të na përfaqësojë në “Eurovision” shkroi:

 

“Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi...s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës!”

 

Dhimbja është e madhe, por me siguri Ronela do të mund ta kthejë në forcë për të vijuar projektet e saj, ndër  to përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në “Eurovision”.

Ajo do të këndojë “Sekret” dhe ka thënë më herët se vendi ynë nuk ka pasur asnjëherë performancë më të mirë se ajo që pritet të ofrojë Ronela në Torino.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco