Ermal Mamaqi zbulon pagesën: Trajnimet e mia janë të shtrenjta por...

Ermal Mamaqi zbulon pagesën: Trajnimet e mia janë të shtrenjta por...

12:22, 23/03/2022
A+ Aa A-

Ermal Mamaqi ishte i ftuar në “Ndryshe” në “Top Albania Radio” për të folur për shumë aspekte të jetës së tij, ndër to dhe trajnimet që ai realizon dhe që aq shumë janë komentuar për koston e tyre.

“Unë quhem trajner motivimi, spiker motivimi. Është një trajnim vertikal. Qëllimi është që të jesh i lumtur.

 

Njerëzit vijnë sepse besojnë që mund të kenë më shumë, të jenë më shumë, të bëjnë më shumë. Unë tregoj disa teknika, tregoj historinë e jetës sime, tregoj si kam bërë unë sukses. Në këto mësime të gjata, në fund njerëzit edhe mund të qajnë, njerëzit preken në disa zona të shpirtit që ndoshta nuk i dinë që i kanë. Aty marrin disa sinjale që i motivojnë” – u shpreh Ermali.

 

Ai tha se bileta kushton 120 euro për dy ditë dhe është shumë më e vlefshme se gjëra të tjera për të cilat njerëzit mund të shpenzojnë 120 euro.

“Unë të siguroj që nëse ti rri të paktën një orë aty, ti nuk do të shkulesh pastaj. Bileta kushton 120 euro për dy ditë, janë shumë të shtrenjta por janë lekë që nuk quhet shpenzim por investim! Unë e di shumë mirë që ne blejmë gjëra koti, shpenzojmë për idiotësira, por për të investuar te vetja jonë, shpirti, mendja, jo!” – shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Black Jack 23/03/2022 14:10

Dallavere e gjalle, nejse mire bon Kur gjen tocha me kile rrugeve ,

Lali23/03/2022 13:49

Edhe ky spurdhjaku qe qesh me vetveten, ka gjetur ca budallenj per te zhvatur para?!?!?! Kur u bere dhe ti te mesosh njerzit si te trajnohen per te bere te suksesshem, mos mbet qen rugesh pa henger ....

Shto koment

Denonco