Kristi largohet nga ‘Love Story’ pas debateve të forta që agravuan situatën

Kristi largohet nga ‘Love Story’ pas debateve të forta që agravuan situatën

14:44, 22/03/2022
A+ Aa A-

Pas debateve të forta me vajzat dhe akuzat që hodhën ndaj njëri-tjetrit, Kristi duket se ka lënë programin “Love Story”.

Në një kohë kur ishin vetëm 4 vajza në preferencat e tij për ti njohur, ku nga to do të zgjidhte vetëm njërën, konkurrentet janë shprehur se nuk kanë më asnjë interes ndaj Kristit për të vazhduar njohjen.

 

Ky debat ka ‘detyruar’ Kristi Aliaj të ngrihet dhe të largohet nga programi ku shkoi të gjente dashurinë.

Në ato momente, u duk sikur vajzat e kishin diskutuar më parë këtë gjë.

 

Të katërta konkurrentet kanë shprehur dëshirën unanime për të sjellë një zëvendësues për të.

Pra, nëse vjen një djalë i ri në fron, vajzat janë të gatshme ta njohin atë dhe me ikjen e Kristit nuk e mendojnë largimin nga programi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco