Arrestohet Vali Corleone pas denoncimit nga babai i tij, mësohet arsyeja!

Arrestohet Vali Corleone pas denoncimit nga babai i tij, mësohet arsyeja!

14:07, 22/03/2022
A+ Aa A-

Vali Corleone është arrestuar nga Policia e Kosovës ditën e sotme.

Mësohet se arrestimi i tij erdhi pas denoncimit nga babai i tij pas kanosjes dhe dhunës sistematike të ushtruar ndaj tij dhe familjarëve të tjerë.

 

 “Gjilan, 21.03.2022-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari në vazhdimësi shkakton dhunë në familje duke i kanosë prindërit e tij dhe të njëjtit ndihen të rrezikuar prej tij .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje’’, thuhet në deklaratë.

 

Ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Vali Corleone ishte arrestuar disa herë radhazi nga Policia e Kosovës për vepra të ndryshme, në mesin e tyre edhe nga ato për dhunë në familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco