Lajmi i fundit

Denoncoi lidhjet e Edi Ramës me organizatat mafioze, kërcënohet gazetari Zigfrido Ranucci

VIDEO/ Flori Mumajesi kapet ‘mat’ duke u puthur me moderatoren e njohur shqiptare

VIDEO/ Flori Mumajesi kapet ‘mat’ duke u puthur me moderatoren e njohur shqiptare

10:20, 22/03/2022
A+ Aa A-

Kantautori Flori Mumajesi ka qenë i ftuar së fundmi në një dasmë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me grupin e tij “Three Dots”, ku ndër të pranishmit në event ishte edhe moderatorja kosovare Liberta Spahiu. 

Një video e kapur nga të pranishmit e tjerë në dasmë po bën xhiron e rrjetit.

 

Në pamjet e publikuara, këngëtari po këndon në mes të sallës ndërsa Liberta Spahiu po bën një video me celularin e saj, ku në një moment shkon pranë moderatores duke shkëmbyer një puthjes përmes celularit.

Kujtojmë se Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu kanë qenë në një lidhje 1-vjeçare disa vite më parë.

 

Ndërkohë që për lidhjen e tyre përflitej që në prill të vitit 2017, çifti e zyrtarizoi historinë e fshehtë në mbrëmjen e fillim janarit të vitit 2018, kur Liberta festoi 33-vjetorin në club-in, ku Flori kishte koncertin e radhës me djemtë e “Threedots”.

Ndërkohë që mediat e Kosovës po aludonin për këtë marrëdhënie nëse ishte dashuri apo thjesht miqësi, ishte vetë Liberta ajo që postoi një foto ku tregonte një unazë në gisht, që u tha se ishte dhuratë nga Flori.

 

Por me kalimin e muajve, nuk u pa që Liberta ta mbante këtë unazë në gisht, sidomos në pushimet e saj verore në vende si; Spanja, Dubai apo Tanzania.

Çdo ditë Liberta, bashkë me fotot seksi me bikini, shkruante statuse të koduara, ku shprehte gjendjen e saj shpirtërore.

 

Ndërkohë, gjatë gjithë vitit 2018 ata nuk postuan asnjë foto bashkë, po ashtu as paparacët nuk arritën t’i fotografonin çift apo në shoqërinë e njerëzve të tjerë në eventet e Prishtinës.

Në fillim të vitit 2019, moderatorja e njohur e “Prive”, e deklaroi të mbyllur historinë me kantautorin e njohur dhe shumë të suksesshëm, Flori Mumajesi, por pavarësisht kësaj dyshja janë komentuar shpesh në rrjet për një ribashkim të mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco