‘Maratonës i erdhi fundi’, Daddy Yankee tërhiqet nga muzika

‘Maratonës i erdhi fundi’, Daddy Yankee tërhiqet nga muzika

20:55, 21/03/2022
A+ Aa A-

Daddy Yankee, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës , njoftoi se do të tërhiqet nga industria e muzikës.

“Kjo garë, e cila ka qenë një maratonë, më në fund sheh vijën e finish-it. Tani do të shijoj atë që të gjithë ju më keni dhënë”, tha këngëtari në një video deklaratë të postuar në “YouTube”. “Njerëzit thonë se unë e bëra këtë zhanër në mbarë botën, por ishit ju ato që më dhatë çelësin për të hapur dyert për ta bërë atë më të madhin në botë”.

Ai do t’u japë lamtumirën fansave të tij me një turne dhe album të fundit, “Legendaddy”, që do të dalë më 24 mars.

“Unë do t’ju jap të gjitha stilet që më kanë përcaktuar në një album. “Legendaddy” – është luftë, është festë, është romancë,” shpjegoi ai.

Daddy Yankee, njihet si “Mbreti i Reggaetón” nga kritikët muzikorë dhe fansat. Daddy Yankee është artisti që shpiku fjalën reggaeton në 1994 për të përshkruar zhanrin e ri të muzikës që po dilte nga Puerto Riko që sintetizonte hip-hopin amerikan, muzikën latine të Karaibeve dhe ritmet reggae xhamajkane me rep dhe këndim spanjoll.Ai përmendet shpesh si një ndikim nga interpretues të tjerë urbanë latinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco