Shfrytëzonte vajza për prostitucion, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ publikon mesazhet: Jam ai i arrestuari

Shfrytëzonte vajza për prostitucion, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ publikon mesazhet: Jam ai i arrestuari

12:21, 16/03/2022
A+ Aa A-

Disa ditë më parë, ish-konkurenti i “Përputhen”, Alban Dyrmishi u arrestua nga policia e Tiranës pasi akuzohej se shfrytëzonte dy vajza për prostitucion në një qendër masazhi.

Më vonë, trupa gjykuese caktoi për Dyrmishin masën “arrest shtëpie”, duke e lënë të lirë.

 

Së fundmi, në rrjet po qarkullojnë disa foto, të cilat thuhet që i ka publikuar 29-vjeçari, ku shfaqet një bisedë e tij me pronaren e një ambienti që kishte marrë me qera.

Mes tyre nuk mungojnë ofendimet.

 

Sa që në përfundim, pronarja i kërkon mos ta shqetësojë më.

29-vjeçari u arrestua, pasi policia zbuloi skemën e shfrytëzimit të prostitucionit.

 

Dyrmishi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco