Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

‘S’dua të bëj asgjë që më imponon shoqëria’, Rihanna flet për stilin ikonik të shtatzënisë

‘S’dua të bëj asgjë që më imponon shoqëria’, Rihanna flet për stilin ikonik të shtatzënisë

10:01, 16/03/2022
A+ Aa A-

Edhe pse është shtatzënë, Rihanna ka dëshmuar se mund të veshë çfarë të dojë.

Megjithatë, që nga dita kur njoftoi se ishte në pritje të një fëmije, ajo është kritikuar thjesht sepse i pëlqen të tregojë trupin e saj.

Image

Së fundmi, duke folur për Bustle ajo ka shpjeguar se preferon që të mos blejë rroba për shtatzëni.

“Nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane dhe nuk do të bëj atë që më ka imponuar shoqëria”, tha këngëtarja.

 

Ajo iu përgjigj edhe atyre që e quajnë stilin e saj revolucionar.

“Në të kaluarën, kur shihja gra se si visheshin gjatë shtatzënisë, mendoja se kjo ishte mënyra e vetme.

Image

Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me këtë stil.

Sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua.

 

Këtu bëhem kreative.

Kështu krijoj ide dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë”, tha këngëtarja e cila është në pritje të fëmijës së parë me reperin A$AP Rocky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco